Site icon Telegrafi

“E dhunshme, shumë e egër dhe e tmerrshme”: Trump thotë se nuk pranoi të dëgjonte regjistrimin e vrasjes së gazetarit Khashoggi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai nuk ka pranuar të dëgjonte një regjistrim që kapte një pjesë të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, duke e quajtur atë “një kasetë të tmerrshme”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump ka thënë se ai nuk ka ndonjë interes në dëgjimin e kasetës, e cila përmban audio të vrasjes së Khashoggit në konsullatën arabe në Stamboll, në fillim të tetorit.

Lexo po ashtu Regjistrimi që po shihet si lidhje e princit saudit me vrasjen e Khashoggit: “Tregoni shefit tuaj, misioni u krye”!

“A keni dëgjuar, ose a e keni dëgjuar vetë kasetë ose keni qenë të informuar për këtë, dhe nëse po, çfarë tregon?”, është pyetur Trump.

E përgjigja e Trump ka qenë: “Ne e kemi kasetën, nuk dua të dëgjoj atë, nuk ka arsye për mua të dëgjoj atë kasetë”.

Lexo po ashtu "Më largoni qesen nga koka, po mbytem": Këto janë fjalët e fundit të Jamal Khashoggit, thotë gazetari turk

“Pse nuk doni ta dëgjoni, zotëri?”, ka pyetur përsëri gazetari.

“Për shkak se është një kasetë që tregon vuajtje, është një kasetë e tmerrshme”, citohet të ketë thënë tutje.

“Ishte shumë e dhunshme, shumë e egër dhe e tmerrshme”, ka shtuar Trump.

Lexo po ashtu Zhdukja e gazetarit saudit, policia turke fillon kërkimet në “Pyllin e Beogradit” – dyshohet se trupi i tij mund të jetë hedhur atje! (Foto)

Të martën, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë komente të ngjashme ndaj një gazete turke, duke e quajtur kasetën një “fatkeqësi të vërtetë”.

Trump tha gjithashtu se ai nuk e di nëse Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman kishte gënjyer kur ai mohoi të kishte ndonjë përfshirje në vrasjen e Khashoggit, një deklaratë që bie në kundërshtim me vlerësimin e CIA-s të premten se bin Salman personalisht urdhëroi vrasjen e gazetarit. /Telegrafi/

Exit mobile version