Në vitin 1963 tërmeti i madh e shkatërroi Shkupin dhe e bëri rafsh me tokën.
Kombet e Bashkuara, ish-Jugosllavia dhe shumë vende i dolën në ndihmë që të rindërtojnë Shkupin.
Për rindërtimin e Shkupit u përkujdes arkitekti Kenzō Tange, një ndër arkitektët kryesorë të shekullit të kaluar që njihej për idetë e shkëlqyera dhe projektimin e qyteteve të gjëra me rrugë sakta.
Por, puna e Tange sot duket shumë pak në Shkup, sepse mbizotërojnë projektet e ”Shkupi 2014″
Sot pati një zjarr në ish-zyrat e urbanizmit në Karposh dhe kjo ka ngjallur dyshime se zjarri është vënë me qëllim për djegien e fakteve dhe projekteve të Tange.
Në këto ndërtesa kanë qenë edhe modelet origjinale të punës për Shkupin e pas tërmetit.
Përndryshe, në këto baraka ka pasur bibliotekën edhe Instituti Seizmologjik që i kanë arkivuar materialet që nga viti 1968. /Telegrafi/