Telegrafi

E dhimbshme: Zjarret në pyje po asgjësojnë edhe botën shtazore (Foto)

Zjarret e shumta që po shkaktohen në  pyjet e Kosovës nuk po djegin dhe shkatërrojnë vetëm drunjtë dhe bimët e tjera, por edhe po asgjësojnë botën shtazore.

Zjarrfikësit e Kosovës, përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook, kanë postuar fotografi nga pjesët e djegura të pyjeve, ku shihen edhe lloje të ndryshme kafshësh të djegura.

“Ti që me një fije shkrepëse po e ndezë një bjeshkë, shiko sa dëmin po e bënë..!😢😢”,  kanë shkruar zjarrfikësit e Kosovës, duke postuar disa foto, ku shihen të djegura vezët në fole, breshka dhe lepuri.

Këto foto do të duhej të vrisnin ndërgjegjen e shkaktarëve të zjarreve, qofshin ato edhe të pa qëllimshme.

Me pakujdesinë etyre, apo me zjarrvënien e qëllimshme, ata po bëhen jo vetëm shkatërrues të pasurisë drusore, por edhe vrasës të botës shtazore. /Telegrafi/