Kriminelët mbi moshën 65 vjeçare janë aktive në Japoni, pasi që burgimi i tyre shpesh është mënyra e vetme për të mbijetuar, raporton BBC.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, statistikat tregojnë se në atë vend për dy dekadat e fundit përqindja e krimeve të kryera nga kriminelët më të vjetër se 65 vjeç është rritur në mënyrë sistematike.
Arsyeja për këtë nuk është vetëm rritja e përshpejtuar e plakjes e të gjithë popullsisë, duke përfshirë edhe nga ana e njerëzve të përfshirë në krim, por edhe standardi i ulët i pensionistëve, për të cilët, kryerja e një krimi ose shkuarja në burg, është shpesh mënyra e vetme për të mbijetuar.
Toshio Takata, 69 vjeçe, është duke u përgatitur për jetën në liri dhe i ka thënë BBC-së se e ka thyer ligjin vetëm për të siguruar një vend për të jetuar falas.
Plani ishte i qartë. Ndonëse për Takatin ishte shkelja e parë, gjyqësia japoneze e mori seriozisht dhe u dënua me burgim njëvjeçar.
Pas “shijimit të mikpritjes shtetërore” për një vit, ky njeri i lumtur arriti në përfundimin se herën tjetër ai duhej të kryente një krim më të rëndë. Pastaj vendosi të kërcënojë gratë në rrugë me thikë.
“Nuk e kisha ndërmend t’i lëndoja, u tregoja atyre thikën, duke shpresuar se njëra prej tyre do ta thërriste policinë. Dhe njëra e bëri”, thotë Takata, i cili kaloi tetë vjet burg.
Nuk është se më pëlqen burgu, thotë ai, por ai ka avantazhe të mëdha financiare dhe gjëja më e rëndësishme është se ai ende merr një pension në burg. /Telegrafi/