Mungesa e barnave vazhdon të jetë një prej problemeve kryesore me të cilën përballen pacientët e QKUK-së.
Një gjë e tillë vihet re edhe në Institutin Onkologjik.
Pacientët ankohen se po detyrohen të blejnë barnat nga xhepi i tyre.
“Po duhet me i ble (barnat), se nuk po gjinden. Në tri apoteka menxi i kena gjetë. Këto të miat po kushtojnë 37 euro e kish, të ktyne të tjerëve, ishin edhe më shtrenjtë“, tregon njëri prej pacientëve, duke kërkuar që bile barnat të mos i blejnë.
Edhe pacientët e tjerë thonë se janë të obliguar që vetë t’i blejnë barnat.
Ndërsa, në Institutin Onkologjik thonë se ka disa muaj që u mungojnë dy barna të pazëvendësueshme.
Kurse, në QKUK thonë se probleme të këtilla do të ketë derisa Ministria e Shëndetësisë të mos ia kalojë buxhetin kësaj Qendre Klinike.
Fotografia: ILUSTRIM