Telegrafi

E dhimbshme: Momenti kur i moshuari rrokulliset vazhdimisht në shkallët lëvizëse (Video, +18)

Një moment i tmerrshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet një burrë i moshuar në Kinë i cili vazhdimisht rrokulliset shkallëve lëvizëse.

Videoja është filmuar më 24 janar në qytetin Fuzhou në provincën Fujian, ku burri i moshuar për plot një minutë rrokulliset vazhdimisht nëpër shkallë, transmeton Telegrafi.

Por në momentet më kritike i del një ndihmë një pjesëtar i sigurimit, i cili vrapon për t’i ndalur shkallët lëvizëse.

Në video mund të shihet se si burri i moshuar në momentin që shkel në shkallë humb drejtpeshimin, rrëzohet dhe vazhdimisht rrokulliset.

Në disa momente nga goditjet e vazhdueshme ai humb vetëdijen për disa sekonda dhe tërhiqet zvarrë. /Telegrafi/