Telegrafi

E dhimbshme, mesfushori i Atalantës nuk ia del, ndërron jetë në spital pas gjakderdhjes në tru

Andrea Rinaldi nuk ka mundur t’i shpëtoj gjakderdhjes në tru dhe ka ndërruar jetë.

Mesfushori i talentuar i Atalantës ishte i huazuar këtë edicion tek skuadra e Serie D, Legnano.

Rinaldi ishte duke stërvitur në kushte shtëpiake pas pandemisë Covid-19, teksa ka pësuar aneurizëm në tru.

20-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt, mirëpo ai nuk ka mundur të shpëtojë.

Andrea Rinaldi

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë publik klubi i tij aktual Legnano në faqen e tyre zyrtare.

“AC Legnano, qyteti, tifozët dhe gjithë universi i futbollit sot po përjetojnë një nga ditët më të errëta”.

“Andrea Rinaldi, luftëtari ynë na ka lënë, pas një sëmundje të shpejtë nga aneurizmi në tru”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit italian.

Edhe Atalanta ka reaguar për vdekjen e talentit të tyre, i cili ishte i huazuar te Legnano.

Andrea Rinaldi

“E gjithë familja e Atalantas jemi të zhgënjyer me humbjen e lojtarit tonë Andrea Rinaldi. Ashtu siç ishte në fushë duke u dorëzuar i fundit, edhe këtë herë luftove me gjithë mundin që mos të ikësh shpejtë”.

“Por ajo buzëqeshja jote do të mbetet gjithmonë gjallë për ne dhe për të gjithë ata që kanë pasur fatin të të takojnë. Lamtumirë Andrea”, ishte reagimi i Atalantës. /Telegrafi/