Në një fermë në Francë, është xhiruar procedura rrëqethëse e rrjepjes së gëzofit të lepujve.
Kafshët e lidhura për një tavolinë lëvizëse shihen duke u përpëlitur dhe rënkuar, ndërsa iu shkulen për së gjalli qimet që i kanë në trup, transmeton Telegrafi.
Në videon e bërë në fshehtësi, shihet se nëpër çka kalojnë këta brejtës, gëzofi i përpunuar i të cilëve përdoret për të bërë materialin e njohur si agora.
Organizata ‘One Voice’ i ka identifikuar gjashtë ferma të tilla në Francë, që i trajtojnë lepujt mizorisht vetëm për t’iu marrë qimet që kanë fibra të veçanta.
Ata kërkojnë që të ndalohet prodhimi i agorës dhe përdorimi i këtij materiali në botën e modës, në mënyrë që të ndalohet ky aktivitet. /Telegrafi/
https://youtu.be/sdagI7aDAsU