Telegrafi

E dhimbshme – Juanfran duke qarë u kërkon falje tifozëve pas finales (Video)

Finalja e madhe mes Real Madridit dhe Atletico Madridit që u vendos në penalti pati edhe fytyrën tragjike.

Ai ishte mbrojtësi i Atleticos, Juanfran, i cili edhe nuk arriti të realizojë por qëlloi shtyllën.

Mos e humb – Pritja e kampionëve me trofeun në Madrid, shikoni videon madhështore (VIDEO)

Juanfran asistoi te goli i Carrascos që barazoi rezultatin në këtë takim, por ai nuk arriti që të mbajë ekipin e tij në lojë në penalti, shkruan Telegrafi.

Pas ndeshjes, Juanfran u afrua te tifozët e Atleticos duke u kërkuar falje atyre.

Tifozët patën një reagim shembullor duke duartrokitur lojtarin i cili qante pa u ndalur.