Telegrafi

E dhimbshme: Eno Popi humbet nënën në ditën e lindjes (Foto)

Moderatori i njohur Eno Popi është zgjuar me një lajm të hidhur në ditëlindjen e tij.

Kjo pasi sot (e martë) ka ndërruar jetë nëna e tij, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mbështetje të madhe ndaj prezantuesit ka ofruar mikja e tij e ngushtë, moderatorja e “Big Brother”, Arbana Osmani, e cila përmes rrjetit social Instagram, ka publikuar një fotografi ku shfaqet bashkë me Enon, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruan: “Gjithmonë krah teje”.

Të shumtë kanë qenë komentuesit, të cilët i kanë shprehur ngushëllime përmes komenteve moderatorit Popi.

Mësohet se përcjellja e nënës së tij tashmë të ndjerë për në banesën e fundit, bëhet nesër (e mërkurë), në orën 12:00. /Telegrafi/