Trupa të pajetë, kjo është pamja në një ditë qershori në një prej plazheve të Libisë, ku dallgët e Detit Mesdhe kanë nxjerr kufomat në brigjet me rërë.
Këto janë “mbetjet” e një tragjedie që ka ndodhur natën e fundit, ku të paktën 100 emigrantë janë mbytur pas përmbysjes së një tjetër motobarke, ndërkohë që rreth 300 të tjerë mendohet të jenë shpëtuar.
Edhe kjo tragjedi e re u shënua në brigjet e Afrikës së Veriut, prej ku me mijëra emigrantë afrikanë presin të nisen drejt Italisë, sapo atyre t’u jepet një mundësi.