Aashna Belenje nga Nju Jorku, e ka filmuar vëllain e saj teksa imitonte lëvizjen me duar, sepse kishte humbur flautin e tij.
Derisa të tjerët luanin me instrumentet frymore, ai nuk dukej aspak i kënaqur dhe hapte gojë i përgjumur, transmeton Telegrafi.
“Vëllai im humbi flautin, megjithatë mësimdhënësit e detyruan të luante”, ka shkruar Belenje lidhur me rastin, që është shpërndarë në rrjetet sociale.
“Është i vetmi që nuk po tingëllon keq, të tjerët janë shumë të dobët”, është komenti që ka marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/
https://youtu.be/oLN9FImzOLY