Site icon Telegrafi

E detyruan 11-vjeçarin ta bëjë “rrotullimin e vdekjes” – i riu humb vetëdijen dhe pëson lëndime të rënda trupore (Video, +18)

Një djalosh ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi një grup tjetër i djemve më të rritur e detyruan ta bëjë “rrotullimin e vdekjes”.

Tyler Broome, 11-vjeç nga Tuxfordi i Anglisë, ka pësuar lëndime në fytyrë e sigurisht edhe në tru, pasi është gjetur pavetëdije në parkun e lodrave, transmeton Telegrafi.

Ky djalosh është detyruar me forcë të ulet në diskun rrotullues, dhe më pas këta të rinj e kanë sillur me shpejtësi të madhe me ndihmën e rrotës së motoçikletës.

Mjekët thonë se lëndimet trupore janë si rezultat i forcës ekstreme e njohur si forca G, që zakonisht për trajnimin e pilotëve dhe astronautëve.

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar videoja e këtij moment rrëqethës, ku shihet Tyler pavetëdije derisa të rinjtë vazhdojnë ta lëvizin me shpejtësi të madhe diskun.

Policia ka njoftuar se ka filluar hetimet dhe se janë vënë pas të rinjve që gjithashtu besohet të jenë adoleshentë. /Telegrafi/

Exit mobile version