Telegrafi

E dëshpëruar, Amber Rose kërkon ndihmën e teknologjisë për të gjetur një mashkull të ri

Pas ndarjes së fundit, ish-striptistja po përdor një aplikacion sekret për të njohur meshkuj!

Amber Rose po kërkon për një mashkull të ri pas ndarjes së saj nga Val Chmerkovskiy, dhe burime pranë Radar Online bëjnë me dije se ajo i është futur fuqishëm aplikacioneve për takime romantike.

Mësohet se Rose ndjehet e dëshpëruar që nga ndarja me yllin e Dancing with the Stars pas 5 muajsh frekuentimi.

Për të lehtësuar dhimbjen e saj, bukuroshja e mbuluar me tatuazhe tashmë i është futur aplikacionit Raya, i cili është shumë ekskluziv dhe vetëm për persona të famshëm.

Profili i 33 vjeçares është aktiv dhe i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me Instagramin. Mbetet të shihet si do t’i ecin asaj kërkimet për të dashur. /Telegrafi/