Site icon Telegrafi

E dëshiron Liverpooli, Napoli e Leverkuseni, por Strakoshën e blindon Lazio

during the UEFA Europa League group K match between SS Lazio and OGC Nice at Stadio Olimpico on November 2, 2017 in Rome, Italy.

Thomas Strakosha duket se nuk do të lëvizë nga Lazio.

Portieri shqiptar ka pasur një vit jashtëzakonisht të mirë në Serie A dhe në Ligën e Evropës me klubin italian.

Falë paraqitjeve të mira Strakosha ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Liverpool, Napoli dhe Bayer Leverkusen janë tri skuadrat që po këmbëngulin për Strakoshën.

(Getty Images)

Por Lazio duket se ia ka mbyllur dyert të gjitha skuadrave për gardianin shqiptar.

Presidenti Klaudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare kanë refuzuar çdo ofertë të ardhur për shqiptarin.

Madje sipas medieve italiane Lazio nuk e ka ndërmend ta lë të lirë për asnjë çmim Strakoshën.

Oferta më e lartë që ka ardhur tek klubi nga kryeqyteti italian ka qenë 30 milionë euro nga Napoli dhe Liverpool, por që është refuzuar. /Telegrafi/

Exit mobile version