Një prej talenteve më të mëdhenj shqiptar Adnan Januzaj nuk dihet nëse do t’i bashkohet ndonjë herë përfaqësues së Kosovës.
Një shpjegim për atë se për kënd do të luante Adnan Januzaj e kishte dhënë para dy vjetësh babai i tij, Abedini.
Ai kishte thënë se për Shqipërinë nuk do të kishte shanse të luante djali i tij pasi që ai thoshte se vetëm profesionistët do të duhej ta kontaktonin atë.
Madje babai i Adnanit, Abedini kishte thënë se as Lorik Cana nuk do të kishte influencë për t’ia mbushur mendjen atij që ta lejonte djalin ta luante për Shqipërinë, raporton ‘zeri.info.
Por babai i Januzajt ia kishte lënë të hapur të gjitha përfaqësuesve mundësinë që të kontaktojnë me atë.
Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Januzaj kishte folur ekskluzivisht duke treguar se çfarë do të bënte babai i tij. Nga min 23:00, Abedini flet për mundësinë që djali i tij të luaj për Kosovën.