Skuadra nga Drenasi të martën pasdite në “Bajram Aliu” mundi Prishtinën me rezultat 1-0, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për mbijetesë në elitën e futbollit tonë.
Tekniku prishtinas pas ndeshjes tha se skuadra e tij mori tri pikë të rëndësishme. Sipas tij, Feronikeli e deshi më shumë fitoren.
“Tri pikë shumë të rëndësishme. E vështirë të luftosh për mbijetesë. Na duhej medoemos fitorja. Shënuam një gol të pastër, edhe pse Prishtina tregoi nivel të lartë. Patëm më shumë dëshirë dhe motivim për fitore”, ka thënë Krasniqi, transmeton “Supersport”.
Feronikeli pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e nëntë më 30 pikë, kurse Prishtina mbetet në pozitën e tretë më 41 pikë. /KP/Telegrafi/