I premtuan një të pastrehu drekë, por sapo i erdhi porosia ikën pa pagur.
Të pranishmit në restorantin që ndodhet në Londër, kanë parë tri adoleshentet teksa e përqeshnin burrin fatkeq, ndërsa i sugjeronin të merrte mish pule, transmeton Telegrafi.
Sally Cudmore ishte një prej dëshmitarëve. Ajo thotë se ato dolën gjoja për të tymosur, e nuk u kthyen më brenda.
“Ishin shumë të zhurmshme; të gjithë i shikonin sepse qeshnin me zë dhe përdornin fjalë të ndyta. Aty hynë së bashku me atë burrë dhe më pas e lanë vetëm”, ka thënë Cudmore.
Pronarët e lokalit nuk i kanë marrë para të pastrehut, që ishte joshur nga uria. /Telegrafi/