Site icon Telegrafi

E dërgon të panjohurën në spital, paguan faturën e shërimit

Pasi që Resuli ka qëlluar prej atyre njerëzve “bën mirë e hjek keq” ka pranuar ta bëj këtë punë me qejf. Mirëpo, ajo që nuk ka pritur ka qenë që pas dy javësh i ka ardhur fatura prej 7.000 eurosh për shërimin e gruas së panjohur.

Në fakt, Resuli me të dërguar gruan në spital, personeli ka kërkuar nga ai të nënshkruajë letrat e pranimit të cilat automatikisht e kanë bërë përgjegjës për çdo gjë që gruaja nuk do të mund të paguante, e që në fakt nuk ka paguar asnjë cent.

Edhe pse në gjyq Resuli ka kërkuar të zhvlerësohen dokumentet e nënshkruara nga ana e tij, gjykatësi ka vendosur që në mënyrë të ligjshme ai duhet të paguajë paratë.

Exit mobile version