Site icon Telegrafi

E dërgon të dashurën për peshkim, ajo çfarë i kapet në grep e bën atë qaj (Video)

Një i ri kishte dërguar të dashurën për peshkim, dhe kështu i kishte dhënë shkopin në të cilin më herët kishte varur diçka që do ta linte atë pa fjalë.

Pa e ditur se çfarë po ndodh, vajza shihet në video se si me përkushtim të madh mundohet të kap ndonjë peshk, por pa ndonjë rezultat, transmeton Telegrafi.

Por kur e kuptoi se për çfarë po bëhet fjalë, ajo u kthye kah i dashuri i saj për t’i treguar se ishte një unazë, derisa partneri i saj gjunjëzohet dhe i kërkon të martohet.

Shikoni videon e postuar më poshtë, dhe kuptoni se si i është përgjigjur e dashura e cila nuk kishte asnjë ide për këtë befasi të këndshme. /Telegrafi/

Exit mobile version