Menaxheri i një kompanie ka mbetur i nervozuar kur kamionçina e tij u kthye nga riparimi me 3,218 kilometra më shumë dhe dëmtime tjera me vlerë qindra euro.
Nissan Navara e Phil Chatburn kishte bërë një udhëtim gjatë një qëndrimi të pa pritur prej 5 muajve në një garazh riparimesh, përcjell Telegrafi.
Kur babai i dy fëmijëve më në fund e mori makinën muajin e kaluar ai i kishte parë disa gërvishtje dhe dëmtime dhe kishte dëgjuar disa zhurma kërcitjeje që vinin nga rrotat e përparme, raporton Daily Mail.
Ai kishte telefonuar RAC, të cilët i panë se disqet dhe pedalet e frenave ishin dëmtuar shumë keq sa që ata menjëherë e kishin marrë përsëri në garazh.
Për ta bërë këtë çështje edhe më keq, 52 vjeçari Chatburn, iu dërgua një faturë në vlerë prej afro 1,300 eurove për të mbuluar kostot e riparimeve shtesë – për të cilat ai thotë se nuk është fajtor.
Ai deklaroi: “Mund të vozitja deri në Edinburgh dhe të kthehem përsëri katër herë për ta arritur atë kilometrazh”.
Ai shtoi tutje: “Ata thanë se ishin duke testuar veturën, por si mundesh që të arrish atë kilometrazh? Kjo nuk ka kuptim”. /Telegrafi/