Site icon Telegrafi

E deklaruan të vdekur dhe e dërguan në morg – por jo, ai ishte i gjallë!

Një 25-vjeçar të cilin e deklaruan të vdekur, u zgjua dhe e gjeti veten në morg. Ai deklaroi se kishte pirë shumë vodka.

Në vend që të shkonte në shtëpi për të fjetur ai kishte shkuar në një klub për t’iu bashkuar disa miqve.

Burri me emrin Kamil, nga Kamienna Gora, Poloni pati një atak kardiak dhe të gjithë menduan se kishte vdekur.

Mjekët mbërritën në vendngjarje dhe më pas e çuan atë në morg e më pas e futën në një frigorifer me qëllim që trupat të mos marrin erë pasi vdesin.

Disa orë më pas ai u zgjua dhe roja i morgut ishte tmerruar kur kishte dëgjuar zëra që vinin nga dhoma e ngrirjes, përcjell tvklan.al.

Sipas raportimeve të mediave lokale ai e kishte hapur derën dhe e kishte gjetur atë të zhveshur, të mbështjellë rreth trupit vetëm me një çarçaf të hollë.

Pas një kontrolli dhe mbërritjes së policisë aty, Kamil ishte i lirë të shkonte.

Pasi “ia hodhi vdekjes”, 25-vjeçari u rikthye në pub.

Exit mobile version