Policia dhe zjarrfikësit e kanë shpëtuar një grua, e cila kishte fjetur në skelet e një ndërtese që ndodhet në Krakovë të Polonisë.
Gruaja e paemëruar ka qenë duke fjetur në këtë pozitë të papërshtatshme dhe me rrezik të lartë, derisa i janë afruar një njësit shpëtimi me anë të shportës që ngrihet me kran, transmeton Telegrafi.
Ata e kanë zgjuar ngadalë, duke bërë kujdes që ajo të mos bëjë lëvizje, si pasojë e të cilave do të mund të rrëzohej.
Pasi situata është vënë nën kontroll, ajo është zbritur nga skela që arrinte te kati i 11-të i godinës.
Mësohet se ajo ka qenë e dehur dhe e droguar, kur e ka marrë këtë ‘ekspeditë’ të pazakontë për ngjitje. /Telegrafi/