Telegrafi

E dehur, ajo shkoi në aeroport dhe rezervoi fluturimin – e kuptoi vetëm kur arriti në Ibiza

Një grua ishte dehur aq shumë në një festë, sa që ajo përfundoi e hipur në një aeroplan, duke fluturuar për në Ibiza.

Por kjo nuk ishte pasoja e vetme e dehjes së tepërt, ajo përfundoi edhe me rreth 750 euro më pak në xhepin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Rachael Wynn, 32 vjeçe, e cila ka pranuar se kjo “ishte gjëja më e çmendur që kishte bërë ndonjëherë”.

Por veç këtyre, ajo është dashur të përballojë vërejtjet e një shefi të zemëruar, pasi nuk u paraqit të hënën në punë.

Siç bëhet e ditur, Rachael u fut në Spanjë nga Aeroporti i Mançesterit të dielën me vetëm rrobat në trup, një pasaportë dhe kartën e saj bankare.

Rachael, nga Winton, Salford, është përpjekur dëshpërimisht të kthehet në shtëpi dhe pritet të kthehet në Manchester gjatë ditës së mërkurë.

Dhe për të gjitha këto, ajo ka fajësuar alkoolin.

“Isha bërë tapë. Unë isha në një kurorëzim dhe ishte gjithashtu ditëlindja e një shoqes time atë ditë, kështu që shkova më pas te shoqja ime”.

Rachael shkoi në Aeroportin e Mançesterit në 2 të mëngjesit të hënën, e dehur ajo bleu një biletë për një fluturim për në Ibiza. /Telegrafi/