Site icon Telegrafi

E dashura tradhtare kërkon falje publike

Jess Duttry para tri javësh është fejuar për një mashkull shumë të mirë anonim, mirëpo e ka tradhtuar atë me tjetrin.

Siç thotë kjo 19-vjeçare kjo gjë për të ka qenë një aventurë verore, por i fejuari i saj e ka ndërprerë lidhjen.

Pasi që është bërë e vetëdijshme për gabimin e saj, ajo ka vendosur të dënoj veten me shpresë që me këtë mënyrë do të përmirësojë atë që ka bërë.

Ka vendosur që të qëndrojë në rrugën më të frekuentuar të qytetit Sandusky të Ohios me mbishkrimin ”Kam tradhtuar. Bjeri borisë nëse mendon se e meritoj një rast të dytë”, derisa në anën tjetër të pllakatit shkruan ”Me të vërtetë e dua”.

Brenda një orë e gjysmë 57 vozitës i kanë rënë borisë.

”Nëse do të më duhet të qëndroj në shi, do të qëndroj. Vetëm të më kthehet ai”, ka deklaruar ajo për shtypin lokal.

Nuk dihet se si ka reaguar ish i dashuri i saj për këtë veprim, mirëpo shumë vozitës kanë dalë nga automjetet e tyre vetëm sa për ta përqafuar.

Exit mobile version