Telegrafi

E dashura e Zazës u përgjigjet talljeve: Mua më bën gol rregullisht! (Foto)

Lojtari i kombëtares italiane Simone Zaza (25-vjeç) u fut enkas në fushë kundër Gjermanisë në çerek-finalen e Euro 2016 që të gjuante penalltinë.

Por, goditja e tij e paraprirë nga disa hapa të pafundëm në formë baleti që u kthyen në një skeç të madh humori në rrjet më pas, qe një dështim i vërtetë.

Që atëhere shumë media janë tallur me sulmuesin e Juventusit.

Por, tani ka ndërhyrë e dashura e tij bukuroshe, foto-modelja Chiara Biasi (26-vjeçe) e cila thotë se në shtrat përkundrazi Simone është shumë i saktë dhe i bën gjithnjë gol.

Po të shihen më poshtë fotot e Chiarës, mund të kuptohet lehtë se përse me të Zaza e ka të vështirë të gabojë.