Përveç ndeshjeve që po zhvillohen, në kampionat Botëror vëmendje të madhe po marrin edhe tifozet atraktive.
Ndeshja e zhvilluar dje mes Zvicrës dhe Kosta Rikës, ka qenë një sukses i radhës për katër shqiptarët që luajnë atje.
Më e veçantë se për të gjithë ka qenë për futbollistin Valon Behrami, i cili në tribunën e tifozëve kishte të dashurën e tij.
Skiatorja e njohur Lara Gut rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, teksa shfaqej atraktive në të kuqe, duke mbështetur më të dashurin e saj.
Ajo ka bërë vazhdimisht tifo për Valoni, i cili pati një performancë të suksesshme në lojën e djeshme.
Lara dhe Valoni ndryshe po cilësohen si çifti i përkryer në mediat zvicerane që po përcjellin aktivitetin e tyre hap pas hapi. /Telegrafi/