Telegrafi

E dashura e Seldit përzgjedh fotografitë më të ëmbla të çiftit, për t’i uruar ditëlindjen e 34-të të dashurit të saj

Këngëtari i njohur, Seldi, feston sot (e martë) ditëlindjen e tij të 34-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Por një nga urimet më të përzemërta, këngëtari e ka pranuar nga e dashura e tij, Sindi Cela.

Foto: Sindi Cela/InstaStory

Ajo ka zgjedhur disa nga fotografitë më të ëmbla të çiftit, për t’i publikuar në InstaStory, me ç’rast edhe ka uruar të dashurin e saj për ditëlindjen e 34-të.

Çifti përndryshe e bënë publike lidhjen e tyre në muajin shtator, ndërsa vetëm pak muaj më vonë u raportua për një ndarje të mundshme.

Foto: Sindi Cela/InstaStory

Dyshimet erdhën nga fakti se ata larguan të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.

Mirëpo vet modelja SIidi Cela e cila është protagoniste në një nga klipet e Seldit, e ka mohuar ndarjen, ndërsa ka konfirmuar se ata vazhdojnë të jenë bashkë dhe të lumtur. /Telegrafi/

Foto: Sindi Cela/InstaStory