Aktori i njohur, Brad Pitt thuhet se ka filluar lidhje të re, pasi u nda nga bashkëshortja Angelina Jolie.
Bëhet fjalë për modelen Nicole Poturalski, me të cilët kohëve të fundit janë duke kaluar kohë së bashku, shkruan Express.
Kush është Nicole Poturalski?
Nicole është një modele gjermane e cila punon për agjenci të ndryshme modelingu sikurse ‘A Menagment’, ‘Official Models New York’ dhe ‘NEXT Models’.
Puna e saj e palodhshme i ofro asaj edhe një mundësi të bëhet imazh i Elle Germany.
Përkundër kësaj, ajo nuk është edhe shumë e njohur në këtë sferë, pasi në rrjete sociale mban private shumicën e gjërave.
Kur filluan të takohen Brad dhe Nicole?
Nuk i dihet ende se kur dyshja kanë filluar lidhjen e tyre, pasi nuk janë duke qëndruar në qendër të vëmendjes.
Sidoqoftë, muajin e kaluar Daily Mail kishte raportuar se palët kishin filluar romancën që nëntë muaj.
Ani pse spekulimet në rrjet janë duke shpërthyer, asnjëri prej tyre nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.
Çifti thuhet se për herë të parë janë takuar në shtator të vitit 2019, ndërsa më vonë gjatë atij viti janë parë në koncertin e Kanye West në Los Angeles.
Një burim i kishte thënë Entertainment Tonight se në gusht të këtij viti ata kanë vendosur të mos përqendrojnë vëmendjen e audiencës tek lidhja e tyre.
“Brad dhe Nicole janë njoftuar përmes shoqërisë, ndërsa filluan të takoheshin, nuk i treguan asnjërit”, kishte thënë burimi.
Pasi u martua për dy herë, flitet se Brad nuk dëshiron të bëjë asgjë publike, pasi dy herët e tjera kishte përfunduar me ndarje.
Ani pse mendon se Nicole është e bukur dhe e sjellshme, ai nuk dëshiron që të ketë një të dashur me të cilën kalon kohë çdo ditë. /Telegrafi/