Site icon Telegrafi

“E dashura” e Putinit bëhet me dy shtëpi luksoze në Turqi

E dashura e përfolur e presidentit rus, Vladimir Putin ka dy shtëpi të reja luksoze në shtetin anëtar të NATO-s, Turqi, sipas një burimi të opozitës ruse.

Medalistja e artë olimpike, Alina Kabaeva, 39 vjeç, tani zotëron një shtëpi verore në Turqinë jugore dhe një shtëpi në Stamboll, raporton dailymail.

Lexo po ashtu E dashura e Putinit shihet për herë të parë në publik pas sanksioneve që i vendosi Perëndimi

Kabaeva besohet gjerësisht se është e dashura e liderit rus dhe nëna e katër fëmijëve të Putinit, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht, transmeton Telegrafi.

“Përmes një ndihmësi të ngushtë të Erdoganit…. organizoi blerjen e një shtëpie verore për Alina Kabaeva në Turqinë jugore dhe një shtëpi në Stamboll”, tha Nevzlin.

Ai pretendoi se lideri turk kishte dërguar rojet presidenciale në ‘shtëpitë’ e shtrenjta. Megjithatë, nuk u dhanë detaje specifike në lidhje me pronat e supozuara.

Lexo po ashtu E dashura e përfolur e Putinit rishfaqet me dukje të re në Moskë pas thashethemeve se ishte fshehur në një vilë në Zvicër

Gjatë luftës aktuale në Ukrainë, Kabaeva është sanksionuar nga Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja për lidhjet e saja të supozuara të ngushta personale me Putinin.

Nevzlin nuk dha asnjë provë specifike mbi dy shtëpitë e supozuara.

Në muajin prill, ai pretendoi se ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ishte “jashtë loje” në luftë pasi pësoi një “sulm masiv në zemër”.

Më vonë Shoigu luajti një rol të rëndësishëm në paradën e Ditës së Fitores së 9 majit në Moskë. /Telegrafi/

Exit mobile version