Mesut Ozil ka marrë një lajm të hidhur në orët e vona të ditës së djeshme prej familjes së të dashurës.
Amine Gulse është dërguar me urgjencë në spital pasi që diagnostifikuar me sëmundjen e apendicit dhe duhet t’i dështohet ndërhyrjes kirurgjike.
Në momentin që u sëmurë ishte duke u fotografuar për një linjë të veshjeve të kompanisë “Deichmann”.
Por, është njoftuar se 24-vjecarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka rrezik për jetën.
Amine ka kohë që është në lidhje me futbollistin e Arsenalit ndërsa përveç se është modele, ajo është edhe aktore e suksesshme.
Kujtojmë se ajo ka fituar Miss Turqinë në vitin 2014, duke u shpallur si më e bukur në vend krah 250 konkurrenteve. /Telegrafi/