Pamela Reif është një blogere, modele fitnesi dhe instruktore, njëherësh është një yll i Instagramit. Është e lindur më 9 korrik 1996 në Berlin.
Ajo gjithmonë ka qenë tip sportiv, ndërsa para se të bëhej e njohur ka shkruar një blog për aktivitetet e saja të përditshme.
Prej se e hapi profilin e saj në Instagram, popullariteti i bukuroshes është rritur shumë, së bashku me numrin e ndjekëses në këtë rrjet social.
Aktualisht numëron mbi 2.8 milionë ndjekës në profilin e saj, prandaj shpesh merr oferta për t’u bërë fytyrë reklamuese e brendeve të njohura sportive.
Bukuroshja gjermane aktualisht është reklamuese e brendit amerikan të çajeve për detoksikim, “Skinny Mint”.
Pamela është e përkushtuar ndaj fitnesit, modës, estetikës, udhëtimeve, familjes dhe gjithçka tjetër që e bën jetën e saj të bukur – njofton Telegrafi.
Shkollën e ka përfunduar me nota të shkëlqyeshme dhe ishte pritur të studionte mjekësi, mirëpo Instagrami i dha një kah tjetër karrierës së saj.
Sa i përket dashurisë, ajo aktualisht është në lidhje me portierin gjerman të Liverpoolit, Loris Karius. /Telegrafi/