Site icon Telegrafi

E dashura e Gjimshitit: Nuk e di pse po shpikin vazhdimisht (Foto)

Berat Gjimshiti përsëri ka qenë temë e mediave rozë dhe sërish është folur për lidhjen e tij me Alisën.

Mediat shqiptare kanë spekuluar për një ndarje të çiftit që rezulton të jetë e pavërtetë.

Edhe një herë ata kanë përfunduar në faqet e thashethemeve.

“Sigurisht, e pashë lajmin. Normalisht, nuk është i vërtetë. Me ne çdo gjë është në rregull, se di pse ata gjithmonë po shpikin”, është shprehur e dashura e futbollistit në një prononcim ekskluziv për Prive.

Çifti përsëri u përfol për ndarje…

Më tej, bukuroshja ka sqaruar se përse ka marrë vendimin të mos ketë fotografi më me Beratin në rrjetet sociale.

“Ne nuk postojmë jetën tonë private të dashurisë në Instagram, sepse mendojmë se kjo nuk është interesante dhe jo gjithçka duhet zbuluar në publik. Javën e kaluar ishim në Itali”, ka deklaruar Alisa.

“Me ne çdo gjë është në rregull…”.
Exit mobile version