Telegrafi

E dashura e Endrick nuk mungoi gjatë prezantimit të brazilianit në Bernabeu

E dashura e Endrickes, Gabriely Miranda ka qenë po ashtu e pranishme gjatë prezantimit të lojtarit tek ekipi i Real Madritit.

Miranda është parë nën shoqërinë e familjes së brazilianit në stadiumin gjatë ceremonisë në stadiumin Santiago Bernabeu.

Derisa mbante dorën e mamasë së Endrickes, ajo dukej shumë e kënaqur me paraqitjen e të dashurit të saj futbollist.

Foto: Gabriely Miranda / Tribuna

Dyshja tash e një kohë janë bashkë, dhe nuk kishte se si modelja të mungonte në këtë event kaq të rëndësishëm.

Të shtunën, sulmuesi brazilian edhe zyrtarisht u prezantua si lojtari më i ri i Real Madritit, duke nënshkruar kontratën me ekipin spanjoll.  /Telegrafi/

Foto: Gabriely Miranda / Tribuna