Site icon Telegrafi

E dashura e djalit të Berishës frymëzohet nga kriminelja e famshme (Foto)

Armina Mevlani ka zgjedhur të vishet si kriminelja e famshme amerikane, Bonnie Elizabeth Parker, e cila së bashku me partnerin e saj, Clyde Chestnut Barrow, në vitet e tridhjeta kishin vjedhur dhe vrarë njerëz.

Për çiftin e famshëm janë bërë disa filma, ndërsa më i rëndësishmi është ai i Arthur Penn, “Bonnie and Clyde”, nga i cili është inspiruar modelja dhe blogerja nga Shqipëria, transmeton Telegrafi.

“A mund t’ia qëlloni se nga cili film jam frymëzuar për këtë veshje”, i kishte pyetur ditë më parë bukuroshja ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ndërsa pas përgjigjeve të tyre ka pranuar se është frymëzuar nga filmi “Bonnie and Clyde”.

“Po, dukja ime është frymëzuar nga Bonnie (‘Bonnie and Clyde’, 1968). Filmat janë pjesë e imagjinatës sonë”, ka shkruar modelja në postimin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version