E dashura e Leonardo DiCaprios, Doutzen Kroes, është shfaqur në darkën private të organizuar nga fondacioni i aktorit, të mërkurën në jug të Francës.
Supermodelja është paraqitur me një fustan të mahnitshëm mëndafshi, ku vihen në pah linjat e saj trupore. Me këmbët e saj të gjata ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen e mysafirëve dhe të mediave që ishin të pranishëm natën e mbrëmshme në evenimentin e organizuar në ST Tropez.
Bashkë me Doutzen ishte edhe modelja Lily Donaldson, e cila kishte veshur një fustan të zi. Biondja Lily, kësaj radhe ishte më e rezervuar në veshjen e saj por, gjithsesi dukej bukur.
Fondacioni Leonardo DiCaprio i dedikohet shëndetit dhe mirëqenës në të gjithë botën. Po ashtu, mbështet projektet për mbrojtjen e kafshëve të egra nga zhdukja. /Telegrafi/