Dani Alves po vazhdon me pushimet dimërore.
Mbrojtësi i skuadrës franceze së Paris Saint-Germain, Alves ka zgjedhur që të relaksohet në plazhet fantastike të Santa Catarina të Brazilit.
Së bashku me lojtarin është edhe e dashura super seksi Joana Sanz.
Kjo e fundit ka sjell edhe imazhet e para të pushimeve me Alvesin, i cili po shijon rrezet e diellit para rifillimit të kampionatit francez.
Modelja braziliane ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shfaqet joshëse e veshur në bikini.
Madje, për këto poza seksi të bukuroshes po kujdeset ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit, Alves.
Theksojmë se gjatë javës së ardhshme përfundojnë pushimet për futbollistët e PSG-së. /Telegrafi/