Telegrafi

E dashura e Casillas: Mourinho nuk flet me lojtarët

Së fundmi Marca kishte raportuar se Casillas dhe Sergio Ramos kishin dhënë ultimatum për largim të Jose Mourinhos deri në fund të sezonit, përndryshe do të jenë ata që do të largohen ndërsa problemet në stafin e Los Blancos i ka konfirmuar Carbonero.

“Atmosfera në zhveshtoren e Realit nuk është e mirë. Të gjithë e dinë se Mourinho nuk flet më me lojtarët. Zhveshtorja është e ndarë. Ne duhet të presim dhe të shohim atë që do të ndodh në fund të sezonit nëse largohet Mourinho ose jo”, ka thënë Carbonero për La Jugada.

Kjo deklaratë pritet ta destabilizojë Real Madridin një ditë para El Clasicos së parë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës. /Telegrafi/