Telegrafi

E dashura e Carreyt vret veten, nga pikëllimi pas ndarjes?!

E dashura e Jim Carreyt, Cathriona White, ka vrarë veten – bën të ditur TMZ.

Burimet nga policia e Los Angelesit i kanë thënë TMZ-së se kanë marrë një thirrje të hënën mbrëma nga dy miq të saj, të cilët e kanë gjetur trupin e 28-vjeçars.

Sipas burimeve të këtij portali, Cathriona i kishte lënë një letër lamtumirëse aktorit të njohur duke iu referuar ndarjes së tyre më 24 shtator.

Policia ka njoftuar se ajo ka humbur jetën si pasojë e mbidozës me barna.

Carrey dhe White u njohën në vitin 2012 dhe pas lidhjes disamuajshe u ndanë. Ata janë ribashkuar dhe janë ndatë disa herë.

Në maj të këtij viti kishin filluar të dilnin sërish bashkë, por na javën e kaluar u ndanë dhe spekulohet se dëshpërimi ka mundur ta çojë Cathrionan drejt vetëvrasjes. /Telegrafi/