Site icon Telegrafi

E dashur urime Shën Valentini me sallatë me tranguj në formë zemre!

Zinxhiri britanik i supermarketeve Sainsbury’s që disa muaj është përgatitur për ditën e Shën Valentinit duke kultivuar tranguj në formë zemre.

“Kemi filluar t’i shesim të enjten dhe shitja po shkon mirë. Në ta kemi investuar shumë dashuri dhe kujdes dhe jemi shumë krenar”, tha Elaine Young nga Sainsbury’s.

Blerësit binden se formën të cilën u kanë dhënë trangujve gjatë rritjes me kallëpet nuk kanë ndikuar aspak në shijen e tyre. Për shën valentinët e ardhshëm kemi menduar të rrisim edhe perime tjera sezonale në formë zemre. Çmimi i një trangulli është 1.5 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version