Site icon Telegrafi

E dashur, të kam tradhtuar! Urdhëro një diamant!

Robert Charlton ka qenë në martesë me gruan e tij Elizabet 26 vjet, por nuk i ka lënë anash as tradhtitë. Si dëmshpërblim, çdo herë që ka kaluar natën me ndonjë femër tjetër, gruan e vet e ka qerasur me diamante.

Këto tradhti i kanë kushtuar Charltonit rreth 300.000 funte, derisa Elizabeta ka grumbulluar vathë, byzylyk, unaza dhe qafore unike të diamantit.

Në koleksionin, të cilin bija e tyre e ka ofruar për shitje në ankand, gjendet edhe dëshmia më e madhe e tradhtisë së Robertit – qaforja me 54 diamante nga një periudhë shumë e hershme, me vlerë prej 50.000 funtesh.

Exit mobile version