Pas një kohe së bashku, ata u martuan me ceremoni dhe shumë krushq. Por, mëngjesi ishte shumë i keq për dhëndrin.
Kur u zgjua nga gjumi, ai pa “një grua” që nuk e njihte dhe mendoi se kishte hyrë për të vjedhur, transmeton Telegrafi.
Ai nuk e ka njohur gruan e tij, meqë ajo e kishte hequr grimin dhe dukej shumë keq.
Pasi u bind se është gruaja me të cilën u martua një natë më parë, ai vendosi ta padiste për mashtrim.
Emirates 247 raporton se ai ka angazhuar avokat dhe po kërkon nga gruaja tij afro njëzetmijë euro, aq sa i kushtoi dasma dhe “shqetësimi psikik” që i shkaktoi ajo. /Telegrafi/