Lucia Mugno nga Padula e Italisë, i ka shpenzuar 20 ditë dhe afro 100 mijë euro për ta mbuluar një Fiat 500 me flokë njeriu.
Me 100 kilogramë material të dezinfektuar, të lyer dhe përpunuar, ky ekzemplar ka hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit, si ‘Vetura më Leshatorë ne Botë’, transmeton Telegrafi.
Mbi 80 për qind e automobilit të prodhuar në vitin 1975, është me flokë të dy ngjyrave, ndërsa të zbuluara janë vetëm pjesët elementare.
Me gjithë gërshetat e shumta dhe pjesët tjera të lëshuara, vetura lëviz në mënyrë normale në rrugë dhe nuk e ka asnjë pengesë.
“Është një veturë e rrallë dhe e punuar me përkushtim, që ka thyer edhe rekord botëror”, është përshkrimi që e shoqëron makinën që ka dalë në ankand.
Sidoqoftë, blerësit që mund ta ketë në posedim, i rekomandohet të mos e vozisë në mot me shi. /Telegrafi/