Telegrafi

E çuditshme: Pse dikush e ndjen nevojën të bëj “selfie” me pamje nga aksidentet? (Foto)

Për afro një orë, punëtorët e shëndetësisë janë munduar të nxjerrin të ngujuarit, teksa kalimtarët e rastit nuk kanë ndaluar së shkrepuri fotografi.

Madje, në një rast shihet një mashkull, që qëndron në mbikalim dhe bën “selfie” me ngjarjen tragjike, prapa krahëve të tij, transmeton Telegrafi.

Ende askush nuk ka dhënë një definicion, se çfarë janë këto “selfie” në një ambient me kujtime të hidhura. /Telegrafi/