Telegrafi

E çuditshme: Në Rahovec, me “Ambulancë” bartin biçikleta! (Video)

Sot gjatë ditës, vetura e ndihmës së shpejtë ka shkuar në fshatin Drenoc të Rahovecit. Jo si zakonisht për të bartur ndonjë të sëmurë, por biçikleta!

Në një video që ka siguruar Telegrafi, shihen disa të rinj të cilët fusin biçikletat e tyre në “Ambulancë”për të bartur në një vend të caktuar.

E për këtë veprim, Telegrafi ka tentuar të kontaktojë Spitalin e Rahovecit, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Duhet theksuar se, jo rrallë herë keqpërdorën veturat zyrtare në Kosovë.

Shpeshherë, lexuesit dërgojnë fotografi e video, të cilat dëshmojnë keqpërdorime të ndryshme nga personat kompetent. /Telegrafi/