Telegrafi

E çuditshme: Ky burrë 30 vite nuk e ka ditur se e ka shpinën e thyer!

Burri nga Lancashire i Britanisë së Madhe, ishte përplasur nga një makinë në vitin 1985, teksa po priste dritën e gjelbër.

Që atëherë ai ka ndjerë një “thumbin të zakonshëm në shpinë”, e jo ndonjë dhimbje të madhe.

“Kur shkova të kontrollohem për problemet në mëlçi, më thanë se kam shpinë të thyer”, ka thënë ai për Burnley Express, transmeton Telegrafi.

“E vetmja përplasje që kam pasur ishte para 30 vitesh”, ka kujtuar Browni, pasi fotografitë me rreze X zbuluan thyerjen.

“Nuk e kam problem dhimbjen e shpinës, më mjafton të më shërojnë mëlçinë” ka kërkuar burri, që refuzon të ketë ndërhyrje në shpinë. /Telegrafi/