Telegrafi

E çuditshme, futbollistët me fanella të bardha nuk dallohen nga bora (Video)

Një gjë jo e zakontë ka ndodhur në futbollin rus.

Në një ndeshje në kategorinë e juniorëve janë përballur dy skuadrat Krylva Samara dhe Tom Tomsk.

Ndeshja është luajtur në temperatura të ulëta si zakonisht në Rusi por edhe me shumë dëborë.

Tom Tomsk u paraqit me fanellat e gjelbërta dhe ishte krejt në rregull, mirëpo vendasit vendosën të luanin me të bardha.

E kjo gjë ka sjellë panik nga mediat ruse të cilat nuk mundeshin t’i dallonin lojtarët me fanella të bardha nga fusha e bardhë e mbuluar nga bora.

Video e kësaj ndeshje është bërë hit nëpër rrjetet sociale pasi është shpërndarë shumë. /Telegrafi/