Telegrafi

E çuditshme: I del para veturës dhe fillon të bëjë ushtrime (Video)

Vetura që po lëvizte nëpër një rrugë periferike në Minsk të Bjellorusisë, është ndaluar nga një burrë me pallto të zezë.

Me të ndaluar vetura, ai i ka ulur duart dhe i ka hapur këmbët në asfalt, transmeton Telegrafi.

Kamera e veturës e ka regjistruar këtë njeri që besohet të ketë qenë i dehur, duke bërë ulje dhe ngritje ndërsa qëndronte me këmbë të hapura.

Më pas shoferi është dashur të bëjë një kthesë, dhe të largohet nga personi që kishte zgjedhur një vend të pazakontë për të treguar aftësitë fizike. /Telegrafi/