Telegrafi

E çuditshme: Buburrecët krijojnë “rrethin e vdekjes”, kur dëgjojnë zilen e iPhone-it (Video)

Insektet shihen teksa formojnë rrethin dhe ecin në të, me të dëgjuar tingullin dhe vibrimin.

Ky fenomen i njohur edhe si “rrota e buburrecëve”, ndodhë kur ata kanë mungesë ushqimi, transmeton Telegrafi.

Ata formojnë rrethin dhe ecin në të, derisa në mes mbesin të vjetrit dhe të dobëtit.

Mirëpo, nuk është parë më parë të reagojnë në një formë të tillë ndaj pajisjeve teknologjike.

Kjo bën të mendohet se pajisja teknologjike ka ndikuar në sjelljet e tyre. /Telegrafi/