Site icon Telegrafi

E copëtoi partnerin me motosharrë, policia australiane identifikoi gjymtyrët e viktimës – autorja e krimit monstruoz u dënua me burgim të përjetshëm (Video)

Lindy Ivon Williams, 61-vjeçe është dënuar nga Gjykata e Brisbanes në Australi me burgim të përjetshëm, pasi që në vitin 2013 e kishte copëtuar partnerin George Gerbick me motosharrë.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, pjesët e trupit të tij i kishte djegur, por me kalimin e kohës ato janë gjetur në skaj të rrugës, transmeton Telegrafi.

Për të humbur gjurmët, ajo i kishte dërguar e-mail familjarëve të viktimës nga adresa e tij, ku i njoftonte se kinse kishin vendosur të udhëtojnë dhe se nuk do të kthehen në shtëpi për plotë pesë muaj.

Në letrën e dërguar familjarëve të George ajo kishte shkruar:

“Lindy dhe unë kemi vendosur të udhëtojmë dhe nuk do të kthehemi deri në muajin shkurt të vitit 2014. Do të mbajmë kontakte me e-mail dhe përmes aplikacionit Skype”.

Ata ishin nisur në udhëtim nga Queensland për në Azi dhe Evropë, kurse Williams në një letër tjetër elektronike kishte shkruar: “Jemi duke u argëtuar shumë”.

Megjithatë ajo u rikthye 10 muaj më vonë, kur policia gjeti gjymtyrët e Gerbickut. Por, Williams insistonte se partneri i saj kishte mbetur ende në pushime dhe se ajo kinse ishte kthyer vetëm në shtëpi.

Gënjeshtrat e saj morën fund kur trupi i viktimës u identifikua, dhe ajo përfundoi prapa grilave. Duke parë se gënjeshtrat nuk po e ndihmonin, vendosi të bashkëpunon me policinë dhe t’ju tregojë se e kishte prerë me motosharrë.

Megjithatë ajo sërish e ndryshoi rrëfimin, duke pretenduar se ai fillimisht e kishte sulmuar me thikë dhe se ajo kishte reaguar në vetëmbrojtje. Por, ishin dëshmitë ato që ndihmuan policinë në zbardhjen e rastit, kurse vrasësja e pashpirt të dënohet me burgim të përjetshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version